PS mbledh grupin, Rama: Nuk besoj se PD do djegë mandatet

Njëkohësisht me mbledhjen e grupit të Partisë Demokratike, ku diskutohet për propozimin e Bashës për djegien e mandateve, u mblodh edhe grupi parlamentar i Partisë Socialiste.

Mësohet se Edi Rama i ka kërkuar deputetëve të PS që të vijojnë punën me organizimin për zgjedhjet lokale pavarësisht protestës së opozitës. Kryeministri ka kërkuar që fokusi të jetë te zgjedhjet e 30 qershorit.

A2 CNN mëson se Rama është shprehur se nuk beson që deputetët e PD do gjejnë konsensus për djegien e mandateve.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN