Rama: Protesta u “gatua” për dhunë. Basha po luan blofin – A2

Rama: Protesta u “gatua” për dhunë. Basha po luan blofin

A2 CNN ka mësuar se në mbledhjen e grupit të Partisë Socialiste, Kryeministri Rama ka folur edhe për protestën e opozitës ditën e shtunë, ku para deputetëve është shprehur se “protesta ishte e organizuar për dhunë, ndërsa falënderoi edhe policinë.

“Le ta përgëzojmë e falenderojmë të gjithë së bashku ministrin e Brendshëm e përmes tij drejtuesit e punonjësit e Policisë së Shtetit, për menaxhimin e shkëlqyer të një proteste të gatuar për dhunë e për destabilizim. Kush kërkoi dhunë u përball me një model krejt të ndryshëm sjelljeje të pushtetit ndaj protestuesve, përkundër modelit kriminal të atyre që dje vranë protestuesit, sot duan të vrasin shpresën europiane të shqiptarëve”.

Më tej, Rama ka thënë se: “Opozita dështoi me sukses të plotë në orvatjen e saj të dëshpëruar dhe tani premton djegie mandatesh. Nëse djegia e mandateve nuk është një tjetër ballo me maska e Lulzim Bashës, pra një çadër në formë bojkoti para zgjedhjeve të qershorit, do të jetë sidoqoftë e vështirë të realizohet konsensusi mes tyre. Dhe Lulzimi e di këtë, por luan blofin”.

Shkarkoni aplikacionin e A2