Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Rriten temperaturat, “pranverë” në Europë!

Nga A2 CNN
18 Shkurt 2019, 12:33 | Aktualitet
Rriten temperaturat, “pranverë” në Europë!

Sonte gjatë natës si edhe gjatë gjithë ditës së nesërme do të vijojnë kthjellimet me vranësira kalimtare në të gjithë territorin shqiptar.

Ndërsa temperaturat rriten lehtë në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat minimale dhe maksimale nga -1 në 15-16°C.

Ndërkohë, kjo javë sjell sërish një pranverë të shkurtër në gjithë Europën ku pjesa më e madhe e saj dominohet nga mot i kthjellët dhe shumë i ngrohtë.

Temperaturat e ajrit deri nga data 24 shkurt, do të regjistrojnë vlera të larta jo vetëm në brigjet Perëndimore të kontinentit por edhe në Britani, Gjermani si edhe në pjesën më të madhe të gadishullit Skandinav.

Parashikohet që kjo mesjavë, të sjellë temperatura deri 27°C në Jugperëndim të Europës, vlera të cilat janë 10 apo 12°C, mbi temperaturat tipike të shkurtit për këto rajone.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu