Trump mund të rrisë edhe më shumë tarifat për automjetet – A2

Trump mund të rrisë edhe më shumë tarifat për automjetet

Tarifat e automjeteve kanë shkaktuar një përplasje të re mes qeverisë amerikane dhe prodhuesve nga Europa. Një agjenci shtetërore amerikane i ka dërguar një raport presidentit Donald Trump, që mund të vendosë tarifa të larta për importin e makinave dhe pjesëve.

Industria ka paralajmëruar se ky veprim do të rrisë ndjeshëm kostot e automjeteve dhe do të shkaktojë humbjen e mijëra vendeve të punës në ekonominë amerikane. Ekspertët u druhen edhe zvogëlimit të investimeve në Shtetet e Bashkuara, për shkak se industria e makinave po vuan tashmë edhe tarifat e Trump mbi çelikun, aluminin dhe pjesët e automjeteve nga Kina.

Ndërkohë raporti i zyrtarëve amerikanë përshkruan nëse automjetet e prodhuara jashtë vendit mund të përbëjnë rrezik për sigurinë kombëtare. Trump do të ketë 90 ditë kohë për të dhënë një përgjigje.

Por më shumë se gjithçka, Trump duket të jetë i motivuar nga suficiti gjerman prej 22 miliardë dollarësh në prodhimin e automjeteve, diçka që presidenti amerikan kërkon të balancojë. Për këtë arsye ekziston frika që tarifat të vendosen dhe të jenë të larta.

Shkarkoni aplikacionin e A2