United vazhdon fluturimin, Sarri drejt largimit

chelsea man utd 180219zi 1100x620

Mançester United është një skuadër krejt tjetër me trajnerin Ole Gunar Solskjaer. ‘Djajtë e Kuq’ vijojnë serinë pozitive, pas fitores 2 me 0 në fushën e Chelsea-t dhe kualifikohen në çerekfinalet e FA Cup.

Me Pol Pogba të rikthyer në nivelet e një ylli, United i mjaftoi një pjesë loje për të triumfuar. Fillimisht Pogba dha pasimin e golit për Herreran, e përpara pushimit të ndeshjes, realizoi edhe golin e dytë.

Manchester United fitoi për herë të parë në fushën e Chelsea-t, prej tërheqjes së Sir Aleks Ferguson, ndërsa eliminimi bën që trajneri Maurizio Sarri të rrezikojë largimin nga blutë e Londrës.

  • LAJMI I FUNDIT | Arrihet marrëveshja për Reformën Zgjedhore
  • LAJMI I FUNDIT | Yuri Kim: Çdo palë kontribuoi shumë dhe lëshoi shumë
  • LAJMI I FUNDIT | Marrëveshja për Reformën Zgjedhore, Soreca: Shqipëria është më pranë BE
  • LAJMI I FUNDIT | Lulzim Basha: Hap përpara për zgjedhje të lira
  • LAJMI I FUNDIT | Gjiknuri: PD hoqi dorë nga kërkesat absurde
  • LAJMI I FUNDIT | Bylykbashi: Do të ketë identifikim biometrik per zgjedhjet e ardhshme
  • LAJMI I FUNDIT | Bylykbashi: Dakordësia riformaton KQZ