Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

10 vepra europiane nga “Fan Noli”

Nga A2 CNN
19 Shkurt 2019, 15:42 | Kulturë
10 vepra europiane nga “Fan Noli”

Një tjetër shtëpi botuese është përzgjedhur për të sjellë vepra të autorëve europianë në shqip.

Pas një përvoje dy vite më parë me programin Europa Krijuese, “Fan Noli” është vlerësuar si një ndër shtëpitë botuese që do të ketë mundësinë të sjellë në shqip dhjetë vepra të tjera europiane që do të financohen nga Bashkimi Europian.

“Ky projekt ashtu sikurse edhe i pari do të shtrihet në një hark kohor prej 2 vitesh, çka për botuesit është kohë e mjaftueshme që veprat e përzgjedhura të përkthehen”, shprehet Rexhep Hida, drejtues i shtëpisë botuese “Fan Noli”.

Në vend të veçantë në projektin e këtij viti do të zënë edhe përkthyesit e rinj.

A2 CNN Livestream

Dita jonë