Basha i përgjigjet Ambasadës Amerikane: Nuk ka frymëzim më të madh për mua se SHBA

Në përfundim të mbledhjes së kryesisë së Partisë Demokratike, kryetari Lulzim Basha iu përgjigj edhe Ambasadës amerikane, e cila pak minuta më parë kishte reaguar kundër vendimit për të djegur mandatet.

“Për mua personalisht nuk ka frymëzim më të madh se sa Shtetet e Bashkuara dhe demokracia amerikane. Në veçanti Presidenti Lincoln”, tha Basha.

“Djegia e mandateve nuk është qëllim në vetvete, është rekursi i fundit që i është lënë opozitës për të arritur një objektiv madhor, që të shembim një qeveri të krimit dhe nga krimi dhe t’i japim shqiptarëve një qeveri për njerëzit, nga njerëzit. Ne nuk po kërkojmë të marrim mandate nga krimi i organizuar, ne shpresojmë që kjo sakrificë nuk do të shkojë më kot”, shtoi ai.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN