Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Çfarë kërkon PD nga qeveria tranzitore? Basha: Largim të Ramës, në burg kush vodhi vota

Nga A2 CNN
19 Shkurt 2019, 11:24 | Politikë
Çfarë kërkon PD nga qeveria tranzitore? Basha: Largim të

Lulzim Basha, kryetari i Partisë Demokratike, është takuar ditën e sotme me kryetarin e Këshillit Kombëtar të PD, Bujar Nishani. Mësohet se takimi është fokusuar te thirrja e Këshillit Kombëtar për të njoftuar vendimin e grupit parlamentar të PD për djegien e mandateve.

Në përfundim të takimit, Lulzim Basha tha se nuk ka asnjë tërheqje për djegien e mandateve, ndërsa për herë të parë sqaroi se çfarë pret opozita nga qeveria tranzitore.

“Nuk është thjesht djegie mandatesh. Nuk do të ketë më Parlament, nuk ka pasur, por nuk do të ketë as Parlament fasadë. Çfarë do të thotë qeveri tranzitore? E para, dorëheqja, largimi i Edi Ramës dhe hetimi i tij. Qeveria tranzitore detyrë të parë dhe kryesore do të ketë të arrestojë politikanët e kapur në vjedhje votash. Qeveria duhet të mundësojë që të mos ketë asnjë ndërhyrje politike si ajo që bëri Edi Rama për të mbrojtur Vangjush Dakon. Vangjush Dako duhet të shkojë në burg. Çdo politikan që është kapur duke vjedhur vota duhet të shkojë në burg. Damian Gjiknuri që është kapur duke vjedhur vota me Ymer Lalën në Dibër që është kapur duke vjedhur vota që në 2016-ën duhet të shkojë në burg. Taulant Balla, që ka vjedhur votat me Çelajt dhe Sanxhaktarët, duhet të shkojë në burg. Për ndryshe nuk ka për të pasur zgjedhje të lira dhe të ndershme. Hapi i parë është dorëheqja e Ramës dhe për këtë nuk ka dhe nuk do të ketë asnjë negociatë”, u shpreh i prerë Lulzim Basha.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani