Dialogu Kosovë-Serbi, Mogherini: Nuk rifillon pa hequr taksën

Bashkimi Europian kërkoi përsëri që Kosova të heqë taksën ndaj mallrave serbe.

Shefja e diplomacisë së BE-së, Federika Mogherini duke folur nga Brukseli tha se tarifa tregtare pengon zhvillimin e një dialogu të suksesshëm me Serbinë.

Pavarësisht thirrjeve të shumta, qeveria e Kosovës ka bërë të qartë se taksa hiqet vetëm me njohjen e pavaresisë.

Ajo këshilloi Beogradin dhe Prishtinën që të përdorin një atmosferë pozitive për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e plotë të marrëdhënieve.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN