Djegiet e mandateve, Ambasada amerikane: Ngrihuni mbi sherret politike – A2

Djegiet e mandateve, Ambasada amerikane: Ngrihuni mbi sherret politike

Ambasada Amerikane ka reaguar në lidhje me vendimin e partive opozitare për dorëzimin e mandatit të deputetit, duke i bërë thirrje atyre që të tërhiqen nga ky vendim.

“Një demokraci e shëndetshme kërkon një opozitë që funksionon në mënyrë konstruktive brenda institucioneve kushtetuese. Kërcënimet nga Partia Demokratike, Lëvizja Socialiste për Integrim dhe parti të tjera opozitare për të braktisur mandatet e tyre në parlament minojnë parimet bazë të demokracisë dhe sabotojnë përparimin e rëndësishëm që Shqipëria ka arritur në zbatimin e ligjit dhe qeverisjen e përgjegjshme”, thuhet në reagimin e Ambasadës.

“Shtetet e Bashkuara iu bëjnë thirrje të gjithë deputetëve të ngrihen mbi sherret politike, të refuzojnë thirrjet për të braktisur mandatet e tyre dhe të mbrojnë idealet dhe parimet që janë me rëndësi thelbësore për çdo demokraci të fortë. Nëse dështoni të bëni punën tuaj, do të zhgënjeni njerëzit të cilëve keni privilegjin t’u shërbeni”.

Shkarkoni aplikacionin e A2