Gripi në QSUT, mjekët: Raste të rënda në pavijone, vaksinohuni

Gripi nuk ka ikur. Qarkullimi i Ah1N1 është me intensitet të lartë dhe shtohen rastet e rënda. Mjekët infeksionistë tregojnë për A2CNN se virusi ka prekur edhe QSUT.

Në reanimacionet e Qendrës Spitalore “Nënë Tereza”, rreth 40 pacientë të sëmure, janë prekur edhe nga gripi duke rënduar edhe më tepër gjendjen e tyre. Mjekët iu bëjnë apel familjarëve të shmangin kontaktet e tepërta me pacientët e sëmurë, ndërsa theksojnë rëndësinë e vaksinimit edhe këtë periudhë veçanërisht për moshat e treta dhe të sëmurët kronikë.

Mbi 20 000 persona preken çdo javë nga gripi i stinës, ndërsa autoritet shëndetësore këmbëngulin se nuk jemi në epidemi, pavarësisht shifrave të larta. Ndërkohë që, deri tani, 4 persona kanë humbur jetën nga ndërlikimet që u shkaktoi virusi AH1N1.