Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Kriza në Itali, ndihen efektet e para në tregtinë me Shqipërinë

Nga A2 CNN
19 Shkurt 2019, 11:50 | Ekonomi
Kriza në Itali, ndihen efektet e para në tregtinë me

Problemet ekonomike në Itali, të paralajmëruara në formën e një krize po japin shenjat e para edhe në Shqipëri.

Të dhënat e Institutit të Statistikave tregojnë se në janar, eksportet nga vendi fqinj, që është edhe partneri kryesor tregtar i Shqipërisë ranë me 2.4%.

Bëhet fjalë kryesisht për industrinë fason, që punon me material porositësi nga kompanitë italiane. Të njëjtin trend rënës, por edhe më të thellë, kanë ndjekur importet.

Në janar, sasia e mallrave të importuara nga Italia rezultoi 14.1% më e ulët se ajo e një viti më parë. Edhe me këtë tkurrje të tregtisë, Italia mbetet partneri kryesor tregtar i vendit tonë me rreth 35% të totalit të shkëmbimeve.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani