Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Lefter Koka nuk e djeg mandatin: Ky është vendim i Saliut, jo i LSI

Nga A2 CNN
19 Shkurt 2019, 17:05 | Politikë
Lefter Koka nuk e djeg mandatin: Ky është vendim i Saliut, jo i LSI

Pavarësisht e krerët e partive politike opozitare u shprehën se vendimi për djegien e mandateve është unanim, duket se nga radhët e Lëvizjes Socialiste për Integrim ka ardhur kundërshtimi i parë.

Është deputeti i Durrësit Lefter Koka, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale ka njoftuar se nuk ka ndërmend të kryejë këtë veprim, por do të vazhdojë të jetë si deputet i Kuvendit të Shqipërisë.

“Vendimi im i palëkundur është se unë nuk do të djeg mandatin e deputetit, që mijëra durrsakë më kanë besuar. I zgjedhur prej vullnetit të bashkëqytetarëve të mi, për të ushtruar pushtetin legjislativ dhe të jem përfaqësuesi i tyre”, shkruan Koka në Facebook.

Koka e quan këtë lëvizje një aventurë në të cilën ai nuk do të përfshihet. “Ky nuk është një vendim thjeshte Lëvizjes Socialiste për Integrim por i Saliut, i cili në shekullin XXI bën thirrje për plumba ballit. Dhe nëse erdhi dita që ai të tërheqë zvarrë LSI , a thua se LSI është Luli, nuk mund të më tërheqë zvarrë mua drejt aventurave që unë i gjykoj të turpshme për shoqërinë shqiptare dhe demokracinë”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë