Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Liverpool shpërdoron, Bayern mbijeton në “Anfield”

Nga A2 CNN
19 Shkurt 2019, 22:58 | Futboll

Bayern Munchen mori një barazim pa gola në “Anfield” në një mbrëmje të vështirë kundër Liverpool, që edhe pse e dominoi takimin, nuk mundi të shënonte golin që do të kishte qenë i merituar.

Rastin më të mirë për të zotët e shtëpisë e pati Sadio Mane në pjesën e parë, por edhe pse ishte në pozicion mjaft të favorshëm, numri 10 goditi keq në rrotullim dhe dërgoi topin shumë larg portës së Neuer. Portieri gjerman pati mjaft punë për të bërë, pasi Bayern u vu nën presion nga Liveprool, që ushtroi presion që në fillim.

Me kalimin e minutave gjermanët e morën disi veten, por nuk arritën të konkretizonin aksionet e pakta sulmuese. Kualifikimi do të vendoset në “Allianz Arena” më 13 mars.

A2 CNN Livestream

Dita jonë