Mediat italiane, shqetësim për krizën politike në Shqipëri

Italia fqinje po ndjek me vëmendje zhvillimet politike në Shqipëri. “Ajo që po ndodh shqetëson Ballkanin e të gjithë Evropën”,  shkruan Affari Italiani. Media online e krahason protestën e së shtunës me revoltën e fundit të viteve 90-të kundër Sali Berishës ndërsa përplasjen e opozitës me Ramën, me atë të Berishës dhe Nanos që rezultoi me manifestime të dhunshme publike.

 “Deputetët e opozitës dorëhiqen, kryeministri Rama thotë se nuk largohet” është titulli i Rai News. Sipas medias kriza politike në Shqipëri thellohet pas vendimit të opozitës së drejtuar nga Lulzim Basha për të djegur mandatet.

Shkrimi i gazetës Il Fatto Quotidiano

 “Dorëhiqen të gjithë parlamentarët demokratë”, të enjten proteste e re e opozitës, shkruan Il Fatto Quotidiano që citon fjalët e Bashës se askush nuk do të ndalojë revoltën popullore.

Shkrimi i Affari Italiani

Pak ditë më parë Corriere della Sera publikoi një intervistë me kryeministrin Edi Rama, i cili e bëri të qartë se nuk do të ketë as dorëheqje e as zgjedhje të parakohshme. Opozita, tha ai, është në krizë.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN