Një grup qytetarësh i bllokojnë rrugën Ramës në Lezhë

Siç kishte deklaruar edhe më herët në mbledhjen e grupit parlamentar, Kryeministri Rama do të vijojë planet me turin e takimeve “Bashkia që Duam”, duke mos hequr dorë nga zgjedhjet lokale.

Takimi i radhës do të jetë në orën 14:00 në Pukë. Por gjatë rrugës mësohet se është pritur me protesta nga banorët e Lezhës.

Ka pasur edhe konfrontime mes banorëve dhe policisë. Qytetarët nuk kishin marrë leje për një protestë të tillë. Pakënaqësi ka pasur edhe nga qytetarët e tjerë të rastësishëm që ishin duke kaluar në rrugës ndërsa ajo është bllokuar.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN