Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Oskar, performojnë “Queen” dhe Adam Lambert

Nga A2 CNN
19 Shkurt 2019, 17:05 | Showbiz

Banda muzikore “Queen” do të performojë të dielën në mbrëmje në ceremoninë e çmimeve Oskar, në nder të Fredy Mercury dhe suksesit të filmit “Bohemian Rapsody”, nominuar për çmim Oskar. 

Lajmin e publikoi vetë Akademia e çmimeve Oskar përmes një njoftimi zyrtar në Twitter: “Do të mirëpresim Queen dhe Adam Lambert këtë vit në Oskar”.

Grupi, ikona e të cilit Freddie Mercury është subjekt i filmit “Bohemian Rapsody” përbëhet nga anëtarët e parë të tij, Brian May dhe Roger Taylor ndërsa në vend të Mercury, si vokalist i grupit do të performojë Adam Lambert. 

Në të majtë, Freddy Mercury. Në të djathtë, Rami Malek.

"Bohemian Rhapsody" është nominuar për 5 çmime Oskar, përfshirë edhe për aktorin më të mirë interpretues Rami Malek, që luan rolin e Mercury në film.

Freddie Mercury ndërroi jetë në vitin 1991, në moshën 45 vjeçare në Londër. Filmi në nder të tij ka mbledhur deri më tani më shumë se 850 milionë dollarë nga arkëtimet në kinema, duke u shndërruar në një nga filmat muzikalë më të suksesshëm në histori.

A2 CNN Livestream

Dita jonë