Puthja ikonike në “Times Square”, shuhet marinari – A2

Puthja ikonike në “Times Square”, shuhet marinari

Është shuar në moshën 95-vjeçare Xhorxh Mendonza, njeriu që njihet si marinari i përjetësuar në një nga fotografitë më ikonike në botë.

Imazhi, ku një marinar puthet me një grua të panjohur në sheshin “Times Square”, është shkrepur gjatë celebrimit të dorëzimit të Japonisë në Luftën e Dytë Botërore në gusht të 1945.

Fotografia historike që mban autorësinë e Alfred Eizenstad është publikuar në revistën ‘Life’, pa identitetin e protagonistëve.

Për dekada, shumë persona pretendonin se ishin marinari apo infermierja. Megjithatë identiteti i tyre u zbulua në vitin 2012. Gruaja në imazhin e titulluar “Dorëzimi pa Kushte” është Greta Zimer Frajdman.

Shkarkoni aplikacionin e A2