Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Rama nga Puka: Opozita, pengesë për Shqipërinë, pa vizion

Nga A2 CNN
19 Shkurt 2019, 14:50 | Politikë
Rama nga Puka: Opozita, pengesë për Shqipërinë, pa vizion

Në rrugën e tij për në Pukë, në vazhdën e turit të takimeve “Bashkia që Duam”, Edi Rama u pengua në Lezhë ku u prit me protesta nga qytetarët, të cilët bllokuan rrugën.

Por pavarësisht kësaj proteste, ashtu siç kishte planifikuar, në orën 14:00, Kryeministri ishte në Pukë nga ku foli edhe për opozitën që është në prag të djegies së mandateve.

Ai tha se opozita është pa vizion dhe është kthyer në një pengesë për Shqipërinë në rrugën e saj drejt integrimit.

“Një pengesë e madhe për Shqipërinë. Pa asnjë vizion zhvillimi, pas asnjë ide, pa asnjë lidership, thjesht bam e bum, ku ‘rafsha mos u vrafsha’ e punë e madhe pse po bie shpresa e njerëzve të zakonshëm nga sjellje e akte të papranueshme", tha Rama.

Më tej, Rama u shpreh se “sa herë afrohen zgjedhjet, opozita i afrohen këtij avazi se nuk fitojnë dot zgjedhjet”. I vihen barrikadë vendit dhe drejtësisë, tha ai dhe përdorin argumente vetëdiskretituese.

“Kush e beson që këta që flasin për blerje votash mund të besojë janë zgjidhja e jo vetë problemi? Pikërisht pse ishin problemi ata u larguan e ata nuk fitojnë dot zgjedhjet e nuk janë dot zgjedhje. Të tjerat janë justifikime e alibi për t’i ikur ballafaqimit me zgjedhësit. Në zgjedhjet e shkuara, ata ishin në qeveri dhe gjithë institucionet që i kërkuan, atëherë si i blemë ne zgjedhjet, si e përdorëm administratën? I morën të gjitha e nuk i njohën në fund rezultatet. Ata vetëm do humbasin e nuk kanë shans të fitojnë derisa ta kuptojnë se pse humbasin. Në këto zgjedhje apo në 2021 do të jenë aty ky janë e më pak se sa janë sot”.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani