Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Shehi: Qeveria tranzitore sjell edhe integrimin në BE

Nga A2 CNN
19 Shkurt 2019, 20:32 | Politikë
Shehi: Qeveria tranzitore sjell edhe integrimin në BE

Dorëzimi i mandateve të deputetit është rruga e fundit që mund të ndërmerrte opozita. Kështu mendon Dashamir Shehi, kryetar i Lëvizjes Kombëtare për Zhvillim, në “I Ftuari” me Endri Xhafon në A2 CNN. “Gjykoj që kemi marrë një vendim të duhur duke mos gjetur shtigje për të rrëzuar këtë qeveri. Në fakt ne nuk qeverisemi, ne sundohemi”, tha Shehi.

Por kush vjen në pushtet pasi të largohet qeveria Rama? “Ditën që nuk kemi më Ramën Kryeministër do të duhet të zgjedhim një qeveri tranzitore, që nuk përjashton të majtën, e cila do të marrë përsipër disa detyra: në radhë të parë të krijojë një ambient të ri për zgjedhje të lira e të ndershme. Të pastrojë ambientin politik dhe ekonomik për zgjedhje të ndershme. Për ligjin e ri zgjedhor nuk ndaj mendimet e mia me kolegët opozitarë, por kjo është tjetër gjë. Por e rëndësishme është të pastrohet oborri dhe të hymë në garë pa ndikimin e parave dhe të pistoletës”.

Sipas zotit Shehi, një qeveri e tranzitore që përfshin të gjitha partitë, do të shërbente edhe për realizimin e objektivit kryesor të Shqipërisë, anëtarësimit në Bashkimin Europian.

“Gjykoj që Europa përtej deklaratave, rastin më ideal për të integruar Shqipërinë është me një qeveri të përbashkët. Europa ka vite që e kërkon një qeveri të përbashkët dhe ky është momenti më i mirë për të arritur integrimin. Ditën që Europa do të shohë këtë qeveri tranzitore, çështja e integrimit do të zgjidhet brenda vitit pa asnjë lloj problemi”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë