Ulqini: Basha akuzon Ramën se nuk pyet institucionet, por e bën vetë këtë

Djegia e mandateve nga ana e deputetëve të opozitës nuk është as ligjore, as politike dhe as kushtetuese. Kështu mendon deputeti i Partisë Socialiste Musa Ulqini, i cili, në studion e A2 Debat, tha se jashtë institucioneve ligjore nuk ka luftë politike.

“Nuk arrij ta kuptoj se si kryetari i Partisë (Lulzim Basha) pasi dështoi në miting, e shpall pa pyetur asnjeri verdiktin për të djegur mandatet dhe pasi e ka shpall sot ka mbledhur institucionet dhe i pyet. Ndërkohë që kritikon Ramën që nuk pyet institucionet… Kjo është një sjellë e çuditshme që nuk ka ndodh ndonjëherë në 28 vjet”, tha Ulqini.

“Për çështje kaq të mëdha, pyeten mbështetësit e pastaj veprohet. Jo merret një herë vendim dhe pastaj mblidhen institucionet. Enveri (Hoxha) e bënte kështu. Nuk e ka bërë as Partia Socialiste në vitin 1992 dhe as Partia Demokratike në vitin 1997”.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN