Interi, mesazh Icardit: Asnjë problem në gju

Prej momentit të heqjes së shiritit të kapitenit, një javë më parë, Mauro Icardi nuk stërvitet me ekipin. Sulmuesi ankohej për probleme në gju dhe për të sqaruar situatën, zikaltërit e detyruan t’i nënshtrohej kontrolleve mjekësore.

Pas rezonancës magnetike, nëpërmjet një deklarate zyrtare, klubi njoftoi se Icardi nuk ka asnjë problem. “Vizitat nuk evidentuan ndryshime, krahasuar me kontrollet e kryera në fillim të sezonit”, shkruhej në raportin e Interit. Pas 45 minutave të kaluara në klinikë, Icardi u largua i shoqëruar nga i ati dhe bashkëshortja, Wanda Nara.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN