Kardinalët kritikojnë Papën në një letër të hapur

Dy eksponentë të rëndësishëm të Kishës Katolike kërkuan që t’i jepet fund plagës së homoseksualtetit, duke i bërë thirrje arqipeshkëve të mos bashkëpunojnë apo heshtin më përballë abuzimeve seksuale.

Në një letër të hapur në prag të samitit lidhur me çështjen në Vatikan, kardinalët Raymond Burk dhe Walter Brandmuler thanë se kisha i ka fajësuar për skandalin e abuzimit të priftërinjve me pushtetin, por kjo sipas tyre është e gabuar.

Kardinalët gjermanë që i përkasin krahut konservator të kishës pretendojnë se problemi i vërtetë qëndron tek fakti se kisha po largohet nga e vërteta. Mohimi publik i ligjit hyjnor dhe natyror sipas tyre, është gjeneza e të keqes që ka përfshirë kishën.

Në një kritikë të rrallë për Papa Françeskun ata thonë se samiti i organizuar prej tij e redukton problemin vetëm tek abuzimet tek të miturit, çka sipas tyre është vetëm një pjesë e krizës së rëndë.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN