Liderët e opozitës tregojnë mandatet e “djegura” – A2

Liderët e opozitës tregojnë mandatet e “djegura”

Pas vendimit të opozitës për djegien e mandatit, e formalizuar gjatë pasdites edhe nga vendimi unanim i Këshillit Kombëtarë të Partisë Demokratike, kanë filluar të dalin dokumentet  e para të firmosura nga deputetët e opozitës.

Nga Ervin Salianji, tek liderja e lëvizjes Socialist e për Integrim, Monika Kryemadhi,  lideri historik Sali Berisha dhe në fund kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Deri më tani, nga burimet filtron se vetëm deputetja Rudina Hajdari dhe deputeti i Lushnjës Myslim Murrizi  nuk po veprojnë me djegien e mandateve, kur e para gjendej sot jashtë shtetit, pikërisht në SHBA.  

Shkarkoni aplikacionin e A2