Marrëveshja Kosovë-Serbi, Thaçi: Nëse nuk ndodh këtë vit, destabilizohet rajoni

Për Presidentin e Kosovës, dialogu me Serbinë është i pashmangshëm. Hashim Thaçi thotë se ka ardhur koha për të lënë pas armiqësinë që ka prodhuar tragjedi në Kosovë. Duke folur në konferencën “Zëri i popullit rreth “Finales së madhe” ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, kreu i shtetit kërkon arritjen e ujdisë për normalizimin e marrëdhënieve brenda këtij viti.

“Nëse këtë vit nuk do të bëjmë marrëveshje do të hyjmë në një zonë të rrezikshme të këtyre raporteve që do të destabilizojnë gjithë rajonin”

Hashim Thaçi, President i Kosovës

Gjatë kësaj konference u publikua dhe një raport nga Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit, në të cilin doli në pah se 30% e qytetarëve të Kosovës mbështesin korrigjimin e kufijve me Serbinë në këmbim të njohjes dhe anëtarësimit në OKB. Megjithatë kundër kësaj ideje doli menjëherë lideri i Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti.

“As dëshmorët ndër varre po u ngritën nuk kanë të drejtë të falin tokë të Kosovës, e jo më njerëzit e gjallë”

Albin Kurti, Kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje

Gjithashtu, raporti tregoi se shumica e qytetarëve të Kosovës mbështesin idenë e bashkimit të Luginës së Preshevës me Kosovën.

Shkarkoni aplikacionin e A2