Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Modric nuk u ble, Interi ofron 35 milionë euro për një tjetër kroat

Nga A2 CNN
20 Shkurt 2019, 16:31 | Futboll
Modric nuk u ble, Interi ofron 35 milionë euro për një

Edhe pse nuk arriti të merrte Luka Modric në verë, Interi duket se nuk i ndahet kroatëve. Këtë herë sytë janë hedhur te mesfushori i Barcelonës, Ivan Rakitic.

Lojtari nuk është i kënaqur te klubi katalanas, sidomos me strategjitë për të ardhmen. Drejtuesit e Interit, Marota dhe Ausilio udhëtuan drejt Spanjës, ku nisën kontaktet me homologët. Zikaltërit ofrojnë 35 milionë euro, ndërsa pengesë përbën klauzola me vlerë 125 milionë euro për prishjen e kontratës. Interi është gati t’i ofrojë mesfushorit kontratë 4-vjeçare, me rrogë 6 milionë euro në sezon.

A2 CNN Livestream

Dita jonë