Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Nuk merr paratë për aksidentin? Ankohu online

Nga A2 CNN
20 Shkurt 2019, 16:42 | Aktualitet
Nuk merr paratë për aksidentin? Ankohu online

Në rast se kompanitë e sigurimit nuk ju dëmshpërblejnë për aksidentet automobilistike apo edhe për llojet e tjera të sigurimit vullnetar, tani mund të ankoheni online.

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare njofton se është në funksionim platforma online e ankesave të qytetarëve. Sipas AMF-së, kjo krijon mundësinë për çdo konsumator që të depozitojë problematikën e tij për veprime dhe detyrime që lindin nga kompanitë e sigurimit.

Drejtuesit e këtij institucioni shpjegojnë se, platforma shërben jo vetëm për të paraqitur shqetësimet nga qytetarët, por edhe për të ndjekur më tej ecurinë hap pas hapi të problematikës së paraqitur, për të arritur deri në zgjidhjen përfundimtare të saj. Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare publikon linkun, që një konsumatori mund ta japë dhe të ndjekë hapat deri në depozitimin e ankesës.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli