OSBE: Dorëheqja nga Kuvendi minon procesin demokratik

Pak pas vendimit unanim të Partisë Demokratike për djegien e mandateve, ka reaguar ashpër prezenca e OSBE në Shqipëri. Përmes një deklarate, ajo cilëson vendimin si diçka që “minon procesin demokratik ligjvënës dhe përbën një heqje dorë nga përgjegjësia e tyre për të përfaqësuar qytetarët që i kanë votuar”.

OSBE vijoi duke këshilluar opozitën për të mos ndërmarrë  “asnjë përpjekje për të tronditur themelet e demokracisë përmes dhunës, që të mos ndryshohet procesi demokratik përmes presionit jodemokratik. Ata që mundësojnë dhe nxisin dhunën do të mbajnë përgjegjësi”, duke shprehur keqardhje q\ paralajmërimet e faktorit ndërkombëtarë nuk është dëgjuar.

OSBE kujton se “Shqipëria ka bërë përparim domethënës përgjatë dy dhjetëvjeçarëve të fundit, në fushën politike, ekonomike dhe shoqërore, duke lënë pas autoritarizmin. Ky përparim duhet të vijojë për të mirën e të gjithë qytetarëve shqiptarë”.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN