Pensionet e minatorëve dhe naftëtarëve do rriten me 10%

Mbi 18 mijë minatorë do të përfitojnë pension në vlerën e 22 mijë lekëve, çka përbën 10 % më tepër të shumës që marrin në ditët e sotme.

Ky është premtimi i Ministrisë së Financave dhe Sigurimeve Shoqërore dhënë Sindikatës së Pavarur të Minatorëve të Shqipërisë, me president Gëzim Kalanë, i cili prej muajsh negocionte me përfaqësuesit e shtetit, për të siguruar rritjen e pensioneve për minatorët.

Për çdo vit pune, vlera e pensionit rritet me nga 1 % dhe sipas bisedimeve mes Sindikatës dhe strukturave shtetërore, ligji do të miratohet brenda 30 ditëve.

Ndërkaq, nga burimet brenda Sindikatës së Pavarur të Minatorëve të Shqipërisë, nga ky ligj, përveç minatorëve, do të përfitojnë edhe naftëtarët, të cilët prej vitesh kanë kërkuar rritjen e pensioneve.

Gjithashtu edhe punëtorët e gazit si dhe ata të metalurgjisë përfitojnë nga kjo rritje e pensioneve.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN