Policia e Shtetit: Synohet hyrja me forcë në Parlament

Policia e Shtetit ka dalë me një deklaratë zyrtare ku ndër të tjerat thotë se, nga informacionet  e mbledhura nga shërbimet përkatëse, “ka të dhëna për nxitje të dhunës dhe organizime me natyrë kriminale”.

Deklarata jep edhe detaje, kur thuhet se “synohet hyrja me forcë në sallën e Parlamentit, duke ushtruar dhunë mbi personelin që ka detyrimin ligjor të sigurojë mbrojtjen e institucionit themelor të demokracisë”.

Deklaratë e Policisë së Shtetit – 21 shkurt 2019Policia e Shtetit në zbatim të ligjit “Për tubimet", si dhe në…

Gepostet von Policia e Shtetit am Mittwoch, 20. Februar 2019

Policia siguron se forcat e rendit dhe sigurisë janë të gatshme t’i përgjigjen me forcën e ligjit dhe në proporcionalitet çdo veprimi të paligjshëm apo akti dhune.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN