Protesta, Policia blindon Kuvendin

Mbi 1200 forca policie do blindojnë godinën e parlamentit për protestën e opozitës së bashkuar. i gjithë perimetri do të rrethohet me efektivë ndërsa lëvizja e automjeteve do të bllokohet në të gjitha rrugët që të çojnë për në parlament.

Por për këtë duket se kanë menduar dhe protestuesit të cilët mësohet se janë pajisur me maska kundërgaz. Veç masave shtesë, në hyrje të parlamentit u vendosën kamera me rezolucion të lartë për të bërë të mundur identifikimin e atyre protestuesve që mund të çajnë kordonin e policisë.

Në protestën e 16 shkurtit, 4 efektivë mbetën të lënduar por edhe disa protestues nga hedhja e gazit lotsjellës.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN