Protesta te Parlamenti, “Plani B” i mazhorancës për opozitën – A2

Protesta te Parlamenti, “Plani B” i mazhorancës për opozitën

Këtë të enjte, opozita ka lajmëruar se do të mbajë protestën e radhës, ndërsa në sallën e Kuvendit do të zhvillohet seanca e radhës plenare.

Mësohet se protesta e opozitës do të mbahet ditën e nesërme jashtë ambienteve të Parlamentit.

Por nëse gjithmonë në faqen e Kuvendit online shfaqet rendi i ditës së seancës së radhës, këtë herë është publikuar rendi i ditës, por jo ora e seancës plenare.

Nëse Basha e ka thirrur protestën në orën 10:00 të ditës së nesërme, Parlamenti ende nuk e ka një orar se kur do të mbahet seanca.

Shkarkoni aplikacionin e A2