Sarri e Chelsea, të ardhmen e vendos… Guardiola

TELEMMGLPICT000188918628 xlarge trans NvBQzQNjv4BqI nWroZV2Kj5BLP 0LLaCKSdTo4Tne 7yDbEBIkvA E 1100x620

E ardhmja e Maurizio Sarrit do të përcaktohet nga Pep Guardiola. Pozitat e trajnerit italian janë lëkundur dhe qëndrimi në stolin e Çhelsea-t do të varet nga finalja e Kupës së Ligës. Të dielën e ardhshme, blutë e Londrës do të luajnë kundër Manchester City-t.

Në rast se Blutë humbasin, Sarri do të shkarkohet nga detyra dhe do të zëvendësohet nga Giannfranco Zola. Një ironi fatkeqe kjo, pasi më 10 shkurtin e kaluar, Manchester City i turpëroi në kampionat, me rezultatin e thellë 6-0.