Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Superhëna, Bota magjepset nga pamjet spektakolare

Nga A2 CNN
20 Shkurt 2019, 15:20 | Lifestyle

Hëna me e madhe dhe e shndritshme e 2019-tës ofroi spektakël rreth botës. Kur fenomeni ndodh në muajin shkurt, shpesh pagëzohet si “Superhëna e dëborës’, pasi muaji lidhet shpesh me reshjet e dendura të borës në Europë dhe Shtetet e Bashkuara.

Të mrekullueshme pamjet që erdhën nga ishulli grek i Evias, ku superhëna u shfaq mbi kreshtat e mbuluara me borë. Globi i shndritshëm reflektoi edhe ne bregdetin lindor të Athinës, duke krijuar një vijëzim të verdhe përgjatë dallgëve të errëta.

Gjithashtu Madridi, Lisbona dhe Moska morën ndriçim magjik mbrëmjen e se martës. Fenomeni i superhënës josh miliona spektatorë rreth globit. Ajo e muajit shkurt është e dyta pas hënës së përgjakur në fillim të vitit.

Sipas NASA-s dukuria ndodh kur orbita e hënës pozicionohet në pikën më të afërt me tokën, duke bërë që trupi qiellor të duket më i madh e më i shndritshëm se zakonisht.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani