Ushtronte dhunë fizike ndaj bashkëshortes, iu gjet edhe një pistoletë

Policia e kryeqytetit ka vënë në pranga një 50 vjeçar për dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Mësohet se në pranga është vënë shtetasi me inicialet D.P.

Policia bën të ditur se ky shtetas në banesë ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes. Nga kontrolli i ushtruar në banesë iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë dhe 21 fishekë.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN