Ambasada amerikane: Qytetarët të refuzojnë dhunën në protestë

Ambasada Amerikane ka reaguar mëngjesin e sotëm në lidhje me protestën e parashikuar të opozitës ditën e sotme, e cila do të mbahet para Parlamentit.

Ambasada u bënë thirrje qytetarëve të refuzojnë dhunën, ndërsa i bën thirrje edhe policisë të tregohet e përmbajtur.

“Shtetet e Bashkuara nxisin të gjithë pjesëmarrësit në protestën e sotme që të ushtrojnë paqësisht të drejtën e tyre për t’u mbledhur dhe të refuzojnë dhunën, si dhe iu bëjnë thirrje qeverisë dhe forcave të sigurisë që të tregohen të përmbajtur”.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN