Balla: Aksioni i opozitës, jo rastësisht në përfundimin e aplikimeve për SPAK

Kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, përshëndeti përfundimin e aplikimit për SPAK, me një deklaratë ku lidhen edhe protesta opozitare, dhe  thuhet se “nuk është rastësi që akti i sotëm anti-demokratik i Sali Berishës, Lulzim Bashës dhe Monika Kryemadhit ndodhi pikërisht në ditën e përfundimit të aplikimeve për SPAK dhe në ditën që Kuvendi duhet të votonte strukturën e institucioneve kryesore të Drejtësisë së Re: Këshilli i Lartë i Drejtësisë (KLGJ) dhë Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP)”.

Balla e quan vendimin e opozitës “sjellje e paprecedentë, ngjason gjithmonë e më shumë me një sjellje tipike të një organizate terroriste, e gatshme për të hedhur në erë të gjithë sistemin”.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN