
Nga selia e PD, Luzim Basha mbajti një fjalim ku tha se “Shqipëria do të ketë një të ardhme dhe kjo e ardhme nuk i takon kriminelëve dhe oligarkëve hajdutë, nuk i takon njeriut që e solli këtë të zezë, Edi Ramës”, ndërsa në fund këndoi edhe Himnin Kombëtar.
“Le të nisim këtë rrugëtim shprese për rrëzimin e regjimit kriminal dhe të Maduros së Ballkanit. Shqipëria do të ketë një të ardhme dhe kjo e ardhme nuk i takon kriminelëve dhe oligarkëve hajdutë, nuk i takon njeriut që e solli këtë të zezë, Edi Ramës. E ardhmja është e juaja. Do të kemi një qeveri të popullit, për popullin dhe nga populli.
Shqipëria do të ketë një të ardhme, derën e Europës do ta hapim. Ky është mesazhi i popullit të bashkuar si asnjë më parë”, u shpreh Basha nga selia e PD
“Bëhuni gati për betejën e radhës anembanë vendit. Zoti e bekoftë vendin. Fitore!”, u shpreh Basha dhe më pas këndoi edhe Himnin Kombëtar.