Departamenti i Shtetit për opozitën: Dorëheqjet bllokojnë përpjekjet për reforma

Zv/Ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën Matthew Palmer  ka biseduar dje me liderët e opozitës Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi duke i rikujtuar atyre angazhimin konstruktiv në proceset demokratike të vendit.

Lajmi u bë i ditur nga një zëdhënës i Departamentit të Shtetit i intervistuar nga Zëri i Amerikës, i cili shtoi se diplomati i këshilloi opozitës të kthejnë vendimin për  “dorëheqjeve të koordinuara dhe në masë të deputetëve të opozitës nga parlamenti, pasi kjo do të dëmtonte përpjekjet për reforma”.

Matthew Palmer

Sipas tij, zoti Palmer i kërkoi opozitës të distancohet nga episodet e dhunës.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN