Dua Lipa nuk ndalet, “One Kiss” kënga më e mirë britanike!

Dua Lipa është tashmë në majat e muzikës botërore. Pas arriti të fitonte dy trofe në “Grammy” pak ditë më parë, Dua fitoi çmimin e këngës më të mirë edhe në “Brit Aëards 2019”.

Bashkëpunimi me DJ Calvin Harris, kënga “One Kiss”, u vlerësua si “Kënga më e mirë britanike e vitit”.

Një tjetër vlerësim për Dua, e cila në këtë kategori kishte rivaleitet edhe me Rita Orën, e cila nuk mori pjesë në ceremoninë e mbajtur në “The O2 Arena” të Londrës.

Dua dhuroi një performancë fantastike teksa interpretoi në këtë event madhështor.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN