Eksodi te Flamurtari, Torassa mbetet ‘‘peng’’, klubi sytë nga të rinjtë – A2

Eksodi te Flamurtari, Torassa mbetet ‘‘peng’’, klubi sytë nga të rinjtë

Nëntë futbollistë të larguar, nga të cilët gjashtë titullarë. Shpërbërja e Flamurtarit në gjysmën e dytë të sezonit konfirmoi krizën financiare, e cila përflitej prej muajsh në Vlorë.

Por, nëse Albi Alla firmosi në Kinë me Yambian Funden, klubi po mban të bllokuar sulmuesin Agustin Torassa. Administratori Sinan Idrizi, shpjegon edhe situatën rreth argjentinasit.

Drejtuesi i klubit pranon përgjegjësitë për atë që po ndodh, duke evidentuar sërish çështjen e privatizimit, por edhe faktin se Këshilli Bashkiak i Vlorës refuzon ti përgjigjet kërkesave për borxhet eprapambetura. Në këtë moment kritik, Idrizi diktoi edhe strategjinë e re të Flamurtarit. Një tjetër lojtar, i cili duket drejt largimit nga vlonjatët është Elton Kale. Edhe braziliani kërkohet nga Yanbian Funde në Kategorinë e Parë kineze.

Shkarkoni aplikacionin e A2