Firmosën dorëheqjet, por janë ende deputetë

Opozita firmosi një ditë më parë dorëheqjet nga mandati i deputetit, por ata vazhdojnë të jenë ende në detyrë.

Gazetarja e A2 CNN, Elona Gjylmi, raporton se edhe pse të mërkurën nënshkruan aktin e dorëheqjes nga mandati, zyrtarisht në kryesinë e Kuvendit nuk është depozituar asnjë shkresë. Deputetët e opozitës vazhdojnë të jenë akoma në detyrë, deri në momentin që shkresat t’i dorëzojnë në kryesinë e Kuvendit.

Ndërkohë, pranë parlamentin vijon të mbahet protesta e opozitë , ku të pranishëm janë edhe deputetë, të cilët po flasin me radhë përballë qytetarëve.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN