Fleckenstein: Protesta po, por jo dhunë

“Mos prisni që gjithmonë të vijnë arbitër nga Brukseli për të sheshuar çdo grindje”, thotë raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Evropian dhe eurodeputeti gjerman, Knut Fleckenstein në intervistë për Deutsche Welle.

I pyetur nëse do te ndikojë situata në hapjen e negociatave të anëtarësimit, Fleckenstein tha “Jo edhe aq”, duke shtuar “për sa kohë protestat në rrugë janë paqësore. Nëse janë të dhunshme është diçka tjetër pastaj, por një vend, ku opozita i dorëzon mandatet e saj, do të ketë më të vështirë ‘të shesë’ reformat e veta pozitive, se sa kur parlamenti do të vazhdonte me punën e tij”,  u shpreh ai.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN