Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Katalonjë, manifestuesit pro pavarësisë përleshen me policinë

Nga A2 CNN
21 Shkurt 2019, 23:55 | Bota

Përleshje me policinë, bllokim rrugësh dhe zjarr. Manifestimi pro pavarësisë në Katalonjë u shoqërua me dhunë, ndërsa qytetarët nisën një grevë të përgjithshme kundër qeverisë së Spanjës për shkak të gjyqit ndaj liderëve separatistë.

Katalanasit që bllokuan sheshin kryesor në Barcelonë dhe rrugë të ndryshme në të gjithë rajonin, e quajtën procesin ndaj 12 liderëve një farsë.

 “Verdikti i këtij gjyqi është caktuar një vit më parë. Ata do të shpallen fajtorë. Kjo është një farsë”, thotë një protestues.

“Besoj se ditët e sotme populli katalan është frymëzim për të gjithë botën dhe njerëzit që kanë vuajtur. Ne do të vazhdojmë të luftojmë dhe ata nuk do të vjedhin nga ne. Ata mund të japin një vendim të padrejtë por kurrë nuk do të na heqin dëshirën për të luftuar ”, deklaroi një protestues tjetër.  

Gjatë përleshjes, policia tentoi të neutralizonte manifestuesit duke lëshuar gaz lotsjellës. Nga ana tjetër qytetarët iu përgjigjën me gurë. Autoritetet njoftuan se nuk ka pasur të arrestuar dhe të lënduar.

A2 CNN Livestream

Dita jonë