Kryemadhi kërcënon deputetët e LSI

Pas protestës së kësaj të enjteje, e cila kulmoi me dorëzimin e mandateve në Kryesinë e Kuvendit nga opozita, Monika Kryemadhi foli për mediat, duke u shprehur se “deputetët e e opozitës, sot, janë të lirë nga kapja e çdo zinxhiri politik të lidhur me krimin”.

“Besoj se mesazhi është i qartë. Sot, na dhanë më shumë energji dhe pozitivitet për ta çuar deri në fund ndarjen me atë Parlament që për 27 vjet na ka kthyer prapa . Deputetët e opozitës, sot, janë të lirë nga kapja e çdo zinxhiri politik të lidhur me krimin. Morali dhe përfaqësimi që ne kemi atje nuk është të përfaqësojmë oligarkët”.

E pyet nëse ka deputetë të tjerë brenda LSI që do të dalin kundër vendimit të grupit, ashtu siç bëri Lefter Koka, Kryemadhi i kujtoi deputetëve të LSI skenarin dhe ngjarjet e ndodhur në Parlamentin e Ukrainës.

“Grupi teknik po punon, por këtu nuk është çështje deputeti, por çështje fryme. Kush deputet do të përfundojë në kazan te plehrave si deputetët e Ukrainës, le ta provojë. LSI, opozita, shqiptarët nuk i mbajnë peng”, tha Kryemadhi.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN