Mediu në asamblenë e OSBE: Si do të përfshiheni për të siguruar zgjedhje të lira dhe të ndershme?

I pranishëm në Asamblenë Parlamentare të OSBE, kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu, i ka kërkuar këtij institucioni që të shprehet mbi rolin që do të luajë në mes të krizës politike në Shqipëri, ku deputetët e opozitës dorëzuan dorëheqjen nga mandatet e tyre.

“Në prezantimin tuaj ju përmendët që fatkeqësisht kemi protesta në Tiranë. Si do të përfshihet OSBE në kërkesën e opozitës për të siguruar zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit?”, pyeti zoti Mediu krerët e Asamblesë që po zhvillohet në Vjenë.

Më tej, Mediu ngriti edhe shqetësimin për idetë e përhapura së fundmi në lidhje me korrigjimin e kufijve dhe shkëmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë. “Këto ide sjellin në kujtesë periudhën e errët të konflikteve dhe mund të sjellin një efekt domino”, tha Mediu.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN