Mogherini-Hahn: Inkurajojmë protestën, por dënojmë retorikën për dhunë – A2

Mogherini-Hahn: Inkurajojmë protestën, por dënojmë retorikën për dhunë

Komisioneri për Zgjerimin, Johanes Hahn dhe shefja e BE-së për politikë të jashtme, Federica Mogherini dolën me një deklaratë të përbashkët në lidhje protestat në Tiranë dhe djegien e mandateve nga opozita.

“Ndjekin me shqetësim protestën në Tiranën zyrtare. Inkurajojmë qytetarët të protestojnë në mënyrë paqësore dhe demokratike. Por vendimi i opozitës për të dorëzuar mandatet cenon demokracinë. Këto janë vendime dhe akte kundërproduktive”, thuhet në deklaratën e përbashkët të zyrtarëve të BE.

Më tej, Mogherini dhe Hahn dënojnë fuqishëm retorikën e liderëve politikë për dhunë.

Të mbrohen idealet dhe parimet e demokracisë, thuhet më tej në deklaratë, “opozita dhe mazhoranca të angazhohen në diskutime konstruktive për tejkalimin e situatës aktuale politike në Shqipëri”.

Shkarkoni aplikacionin e A2