Protesta e opozitës, mediat ndërkombëtare: Kriza sjell pasiguri politike – A2

Protesta e opozitës, mediat ndërkombëtare: Kriza sjell pasiguri politike

Mediat ndërkombëtare i kushtuan vëmendje të veçantë protestës së opozitës, që kulmoi me dorëzimin e mandateve të deputetëve.

DW raporton kërkesën e minorancës për dorëheqjen e qeverisë dhe thekson se “kriza ka futur kombin e vogël Ballkanas në pasiguri politike”.

Agjencia italiane e lajmeve ANSA raporton protestën duke e vene theksin tek dënimi i Bashkimit Europian për dorëzimin e mandateve të deputetëve.

Më i detajuar është raportimi i gazetës “Il Fato Kuotidjano” që thekson se protesta e opozitës vjen si shkak i akuzave ndaj qeverisë për manipulim të zgjedhjeve, korrupsion dhe dobësim të ekonomisë. Gjithashtu manifestimi është pasqyruar edhe nga media të tjera.

Shkarkoni aplikacionin e A2