Rama: Kanë lënë mandatet sepse nuk kanë mbrapa popullin

 Kryeministri Edi Rama përmes një deklarate të gjatë komentoi ngjarjet politike të ditëve të fundit, e kulminuar nga protestat dhe djegien e mandateve nga ana e opozitës.

Kryeministri pas një fillimi ku deklaroi se nuk është “i pagabueshëm dhe i pakritikueshëm”, madje ka bërë “gabime”, por gjithmonë ka ditur të tërhiqet dhe është “stërmunduar të dëgjojë të gjithë, nga ora 7 e mëngjesit deri ne orën 3 të mëngjesit tjetër”.

Ai pranon që “Shqipëria që unë dua dhe për të cilën kam marrë besim, nuk është kjo”, por thekson se  nuk mund të krahasohet “në asnjë fushë ose zonë me Shqipërinë që kishim më parë.”

Kryeministri iu drejtua opozitës, duke cilësuar djegien e mandateve të motivuar nga fakti se “nuk kanë mbrapa popullin”, duke shndërruar ato në një problem serioz për SHBA dhe BE-në”.  

Kryeministri nuk mungon të ironizoi ato që “kanë ndërtuar banjo për macet, dhe tani kritikojnë nga takat firmato”.

Një perspektivë shqetësuese për vendin Kryeministri e jep duke thëne se ngjarjet e fundit “Kjo mund të jetë goditje që mund të rezultoi edhe fatale” për çeljen e negociatave të anëtarësimit në BE, ashtu si edhe për turizmin dhe ekonominë.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN