Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Zjarri u merr jetën 78 personave në Bangladesh

Nga A2 CNN
21 Shkurt 2019, 15:21 | Bota

Një zjarr gjigand që u përhap me shpejtësi në një lagje historike të kryeqytetit të Bangladeshit Daka, i mori jetën të paktën 78 personave. Zjarri shpërtheu mbrëmjen e së mërkurës, ne katin e pare të një pallati ku ishin depozituar kimikate të djegshme.

Flakët u përhapën më pas në tre godina të tjera. Mes viktimave janë edhe persona që gjendeshin jashtë pallateve e gjithashtu pjesëmarrësit e një feste martesore. Shumë persona mbetën të bllokuar në banesë.

Zona e Çaukbazar ku ndodhi tragjedia ka rrugica shumë të ngushta dhe pallatet janë vetëm disa centimetra larg njëri-tjetrit. Kjo i vështirësoi përpjekjet e zjarrfikësve, të cilëve ju deshën më shumë se 5 orë për të shuar flakët. Në operacion morën pjese 200 zjarrfikës.

A2 CNN Livestream

Dita jonë